Bankers Petroleum mbështet aktivitetin për gjuhën kineze
Konkursi i gjuhës kineze “Bankers Cup” ka tërhequr pjesëmarrës të shumtë. Në aktivitetin e mbështetur nga Bankers Petroleum, u vlerësua përhapja e kulturës dhe dijes kineze në Shqipëri.
Dhjetëra nxënës dhe studentë të shkollave të kryeqytetit morën pjesë në konkursin e gjuhës kineze, “Bankers Cup”.
Aktiviteti u organizua nga Instituti Konfuci në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës në ditën ndërkombëtare të Gjuhës kineze.
Duke parë pjesmarrjen e lartë të studentëve, Ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding tha se e ardhmja e bashkëpunimit mes dy vendeve është optimiste.
”Ky konkurs është bërë një markë e mirënjohur e shkëmbimeve kulturore midis Kinës dhe Shqipërisë. Shpresoj që garuesit të vazhdojnë të mësojnë gjuhën kineze me këmbëngulje dhe lumturi dhe të bëhen ambasadorë të miqësisë mes Kinës”, tha Zhou Ding.
Aktiviteti u mbështet nga Bankers Petroleum Albania, kompania më e madhe e prodhimit të naftës në Shqipëri e cila prej 6 vitesh është nën pronësinë e investitorëve kinezë.
I pranishëm në konkurs ishte edhe CEO i kompanisë Bankers Petroleum, Qing Fang. Ai tha se kompania është shumë e lumtur që po ndihmon në përhapjen e dijeve dhe kulturës kineze në Shqipëri
”Libri “Rruga Drejt Virtytit”, kopje të të cilit ne po dhurojmë sot është shkruar mijëra vite më parë dhe është një nga më të përkthyerit në botë bashkë me Biblën. Ne jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe që mbështesim nisma të tilla”, u shpreh ai.
Të tre grupet pjesmarrëse të shkollave fillore, të mesme dhe universitar fituan cmime në konkursin “Kinezishtja urë lidhëse”.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh