Turizmi alternativ në Kosovë kërkon hapjen e kufijve, Baki Hoti: Humbjet janë të mëdha
Mbyllja e kufijve, bizneseve dhe kufizimi i lëvizjes si masë mbrojtëse nga pandemia COVID-19 ka shkaktuar dëme të mëdha në sektorin turizmit në Kosovë. Mbyllja ka prekur turizmin malor, por edhe atë kulturor e artistik, duke e mbajtur të paralizuar për dy muaj e gjysmë.
Në kërkim të mbijetesës së bizneseve në këtë sektor, Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës ka hartuar një plan rimëkëmbjeje, ku mes tjerash kërkohet ndihmë financiare për kompanitë turistike, kredi me zero interes dhe heqje të taksave.
Ndërkohë që hapja e kufijve tokësorë dhe aeroportit pritet të bëhet gjatë vlerësimit të ecurisë së fazës së tretë të hapjes, e cila pritet të nisë më 1 qershor, zhvillimi i turizmit do të varet edhe nga ardhja ose jo e diasporës, e cila ka rol kyç në turizmin në Kosovë.
Euronews Albania zhvilloi një bisedë me “skype” me kreun e Shoqatës së Turizmit Alternativ, Baki Hoti. Ai tha se ky sektor pret ma padurim hapjen e kufijve tokësorë me vendet e rajonit, pasi sipas tij, shumë aktivitete kanë qëndruar të mbyllura për një kohë të gjatë për shkak të pandemisë së COVID-19.
“Pandemia ka shkaktuar shumë dëme, sektori i turizmit është sektori më i prekur i ekonomisë së një vendi, i cili po ndikon drejtpërdrejt tek vendet e punës. Në planin që ne kemi hartuar, kemi kërkuar mbështetjen e qeverisë që të ndihmojë këtë sektor me grante dhe me subvencione. Po presim që nga qershori të hapen kufijtë tokësorë me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut”, tha ai.
Gazetarja e Euronews Albania, Bruna Çifligu pyeti z. Hoti për humbjet financiare në këtë sektor, ndërsa ai nuk dha një shifër konkrete por theksoi se janë tepër të mëdha.
“Deri tani, të gjitha kanë qenë të mbyllura si agjencitë turistike ashtu edhe hoteleritë. Dëmet janë të mëdha dhe nuk mund të jap një shifër konkrete”, shtoi ai.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës