Kush e kontrollon Mariupolin? Pretendimi i rusëve dhe reagimi i SHBA-së

22 Prill 2022 | 10:45

Pas gati dy muajsh pushtim, rusët pretendojnë se i gjithë territori është nën kontrollin e tyre.

Por, SHBA këmbëngul  e janë ende  forcat ukrainase të cilat po kontrollojnë Azovstal.

Në fjalimin e radhës, presidenti Zelenski raportoi se Kremlini nuk ka rënë dakord me propozimin e tij për një armëpushim në lindje të vendit.

“Fatkeqësisht, Rusia e hodhi poshtë ofertën për të vendosur një armëpushim të Pashkëve. Kjo tregon shumë mirë se si liderët e këtij shteti lidhen në të vërtetë me besimin e krishterë, me një nga festat më të gëzueshme dhe më të rëndësishme. Por ne shpresojmë. Shpresojmë për paqe, shpresojmë se jeta do ta mposhtë vdekjen” u shpreh Zelenski.

Ai bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare, duke kërkuar 6.5 miliardë euro në muaj, për të mbajtur gjallë ekonominë e vendit. Në lindje, përparimet ruse po përparojnë.

Kievi konfirmoi se dhjetëra qyteza në lindje kanë rënë. Në frontin verior, Kharkiv vazhdon të vuajë nga bombardimet  e artilerisë ruse. Të paktën dy persona u vranë dhe 5 u plagosën në pjesën lindore të qytetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026