OKB e cilëson luftën në Ukrainë ‘histori tmerri të shkeljeve të të drejtave’

22 Prill 2022 | 11:59

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut e ka përshkruar luftën në Ukrainë si një “histori tmerri të shkeljeve të të drejtave kundër civilëve”, në të cilën respektimi i së drejtës ndërkombëtare është hedhur poshtë.

Komisionerja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, bëri një apel urgjent që të respektohen të drejtat e njeriut si dhe të hetohen shkeljet ligjore.

Misioni monitorues i OKB-së në Ukrainë ka dokumentuar vrasjen e paligjshme të 50 njerëzve në Bucha, të cilat përbëjnë krime lufte, shkruan BBC. 

Hetimet e OKB-së tregojnë se Bucha nuk është një incident i izoluar, por sipas OKB-së përfshihen dëshmi të dhunës së seksuale, torturim, keqtrajtim, madje edhe vrasjen e civilëve të luftës nga të gjitha palët në konflikt.

Misioni monitorues ka marrë akuza për më shumë se 300 vrasje të paligjshme në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026