Kaso: Gjykata e Apelit nuk duhej ta kishte pranuar ankimin e Alibeajt
Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso deklaroi se Gjykata e Apelit nuk duhej të pranonte ankimin e kreut të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
Gjatë një konference nga selia blu, Kaso u shpreh se ankimi mund të paraqitet vetëm nga pala që ka marrë pjesë në proces, pra Komisioni i Rithemelimit.
“Gjykata, në vendimin që ka marrë sot në Dhomën e Këshillimit, duhej vetëm të verifikonte nëse ankimi që është paraqitur, është firmosur nga e njëjta palë që ka marrë pjesë në proces, pra Komisioni i Rithemelimit. Gjykata duhet të kishte vendosur rrëzimin ose mospranimin e këtij ankimi të bërë nga Alibeaj”, tha Kaso.
Sipas tij, Gjykata e Apelit nuk ka vendosur prishjen e këtij vendimi të gjyqtarit Zhukri, që do të thotë se Kuvendi i 11 Dhjetorit është i ligjshëm dhe se Komisioni i Rithemelimit është i vetmi organ që përfaqëson Partinë Demokratike.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta