Skëndërbeu shpreson ende për qëndrimin në Kategorinë Superiore
Skuadra e Skënderbeut është duke përjetuar një nga momentet më të vështirë gjatë dekadës së fundit. Në vend të fundit të Kategorisë Superiore me vetëm 21 pikë, korçarët kanë një këmbë jashtë më të mirëve të futbollit shqiptar.
Matematika lejon ende shpresën, thotë gazetari sportiv korçar Romeo Xinxifi.
“Derisa matematika e mban në lojë nuk mund të themi se është e pamundur. Natyrisht është e vështirë dhe këtë duhet të pranojmë të gjithë se ka vështirësitë e veta, por duke u nisur nga këto ndeshjet e fundit ekipi ka dhënë sinjale. Them se është një ekip që duhet të tregojë veten me grind, duhet të respektojë kampionatin deri ne fund. Natyrisht gjithçka mund të ndodhë, nëse flasim me përqindje jemi diku rreth 50-50 megjithatë shpresa vdes e fundit”, tha ai.
Xinxifi thotë ekipi arriti deri këtu për shkak të dënimit nga UEFA.
Ndërsa, sipas gazetarit sportiv Jurgen Zela. Shpresa do të rikthehet në pankinën korçare në qoftë se dy ndeshjet e radhës fitohen ndaj kundërshtarëve direkt.
“Nëse do të arrihet që të marrë maksimumin e pikëve në këto dy përballje atëherë gara për mbijetesë do të ishte më e fortë, gjithçka do të ngelej për javët e fundit por duke marrë parasysh faktin se ndodhet në vendin e fundit të klasifikimit me një distancë të kuptueshme pikësh dhe me një rendiment mjaft të mirë që ka marrë Kastrioti apo dhe Egnatia që ka treguar se mund ti marre pikë çdo kundërshtari do të jetë tepër e vështirë dhe vetëm një mrekulli do të bëjë që Skënderbeu të shmangë rënien nga kategoria”, shprehet Zela.
Ai që është parë shpesh herë të fuqizojë ekipin, kapiteni Zguro tregon për Euronews se ndeshja e nesërme kundër Egnatias do të fitohet, ndërkohë që ka shpresë për mbijetesë.
“Mendoj se këtë ndeshje me ekipin e Egnatias do e fitojmë dhe nga kjo ndeshje nuk do ndalemi më deri ne fund te kampionatit. Jemi ne një det dhe varka çahet. Ne do notojme të dalim në breg, tregojmë dhëmbët këtë herë Egnatias e me pas vazhdojmë me ndeshjet e rradhës. 1:17 shpresoj që ky trepikësh të na rikthejë qetësinë dhe duke ditur vuajtjet qe kemi kaluar vitin e kaluar, shpresa vdes e fundit”, thotë Zguro.
Bardhekuqtë do të luftojnë kundër Egnatias ditën e nesërme e më pas udhëtojnë drejt Shkodrës, për t’u përballar me një Vllazni e cila po lufton për një vend në Europë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit