Dyshime për pasurinë, Komandanti i Gardës së Republikës kalon vetingun

26 Maj 2020 | 15:32

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi në detyrë komandantin e Gardës së Republikës, Gramoz Sako. Komisioni i dha mundësi zyrtarit të lartë të paraqesë dokumente shtesë lidhur me pasurinë pasi në seancën dëgjimore të zhvilluar më 5 shkurt rezultoi me probleme.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konstatoi pasaktësi për blerjen e një apartamenti në kryeqytet si dhe për shlyerjen e një kredie prej 3 milionë lekë të reja, të cilën pavarësisht se e kishte marrë për 20 vite e ka shlyer atë brenda tre vitesh pa justifikuar burimin e të ardhurave.

Gjithashtu një deklarim i çuditshëm ishte blerja e një automjeti me shumën prej 450 mijë lekësh dhe shitur më pas me vlerën prej 15 mijë euro, duke ngritur dyshime për shitje fiktive. Po ashtu, gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e kreut të Gardës së Republikës, në këtë institucion është punësuar mbesa e tij si juriste.

Z. Sako, i lindur në Tepelenë, është emëruar në krye të Gardës së Republikës në shtator 2013, kur ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri. Që prej 2016 mban gradën madhore Gjeneral i Gardës së Republikës.

Pas ndërprerjes disa javore si pasojë e pandemisë, vetingu në polici rinisi para pak ditësh por duke zbatuar masat anti covid. Të premten e kaluar u konfirmua në detyrë edhe drejtori forcave lëvizëse operacionale, Sokol Bizhga.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026