Sytë nga Bundesliga, Bayern synon “të arratiset” nga përballja direkte me Dortmundin
Tifozët e futbollit nuk duhet të presin më. E marta rezervon një prej përballjeve më interesante në Evropë, teksa në stadiumin Signal Iduna ParK Dortmundi pret Bajernin, në një sfidë ku mund të vendoset shumëçka për fatin e titullit kampion.
Bavarezët ndodhen 4 pikë përpara verdhezinjve dhe një fitore direkte ndaj tyre do t’i jepte një avantazh shumë më të madh për të mbrojtur fronin.
Dortmundi kërkon të marrë hak për humbjen e fazës së parë, ku Bajern triumfoi 4-0, por nuk do të jetë aspak e lehtë. Të dyja skuadrat kanë arritur t’i fitojnë dy ndeshjet e fundit pas rikthimit, duke sinjalizuar se forma në të dyja skuadrat është mjaft e mirë.
Një sfidë në distancë dhe mes dy sulmuesve, Robert Lewandowski dhe Erling Haaland, të cilët këtë sezon kanë marrë përsipër të udhëheqin skuadrat e tyre. Në një stadium të boshatisur dhe pa atmosferën e zakonshme, sytë e gjithë botës do të jenë në stadiumin e Dortmund, ku premtohet spektakël pas më shumë se dy muajsh pritje.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë