Blinken pritet të takohet me Zelenskin në Kiev

24 Prill 2022 | 10:54

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken pritet të zhvillojë një takim këtë të dielë me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski në Kiev.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zelenski teksa shtoi se në takim do të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, shkruan BBC.

Kjo do t’i bënte ata zyrtarët e parë të lartë amerikanë që vizitojnë Ukrainën që prej 24 shkurtit, dita kur Rusia nisi agresionin ushtarak.

Sipas Zelenskit, fokusi kryesor në bisedimet me zyrtarët amerikanë do të jetë furnizimi me armë i Ukrainës, teksa shtoi se kishte edhe një listë kërkesash për SHBA-të.

Më parë, Zelenskin e kanë takuar në Kiev, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Xhonson dhe presidenti i Këshillit Europian Çarls Mishel.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026