Sulmohet me thikë një prift në Francë

24 Prill 2022 | 17:21

Një person ka sulmuar me thikë një prift në një kishë në qytetin e Nicës në Francë, të dielën.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin tha në llogarinë e tij në Twitter se jeta e priftit nuk është në rrezik dhe se policia ka arrestuar sulmuesin.

Sulmi ka ndodhur në ditën kur francezët votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kryetari i qytetit të Nicës, Kristian Estrosi, është shprehur se sulmuesi ka probleme të shëndetit mendor, e se nuk ka pasur histori të kriminalitetit.

Estrosi shtoi se sulmuesi e ka blerë thikën pak ditë më herët.

Mediat lokale shkruajnë se sulmuesi është 31-vjeçar dhe nuk ka dyshime për lidhje terroriste.

Ligjvënësi lokal, Erik Ciotti ka thënë se edhe një murgeshë është plagosur në krah, teksa i ka marrë thikën sulmuesit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita në Spanjë, Vatikani: Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik

Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik gjatë vizitës së tij njëjavore në Spanjë. Kështu ka njoftuar Vatikani...
21:28 | 05/06/2026

Trupi i gjetur në një depo i përket 11-vjeçares së zhdukur në Francë, shkaqet e vdekjes ende nuk dihen

Trupi që u gjet të enjten në një depo në Francë, i përket Lianës 11-vjeçare, e cila ishte zhdukur prej ditësh. Trupi i fëmijës është identifikuar...
21:14 | 05/06/2026

BE-ja po ecën drejt planit ‘anëtarësim të lehtë’ për vendet kandidate

Udhëheqësit e BE-së po kërkojnë konsensus mbi një plan për t’u ofruar vendeve kandidate disa nga përfitimet ekonomike dhe politike të anëtarësimit, ndërsa ato lundrojnë...
20:45 | 05/06/2026