Fasha orare të kufizuara, apel nga pronarët e lokaleve për një kategorizim të ri të bizneseve
Qëndrimi hapur i bareve dhe lokaleve deri në orën 21, ka ndikuar veçanërisht ato biznese që aktivitetin e tyre e kanë të përqendruar te koktejet dhe pijet e tjera. Sipas tyre, klientela e kësaj kategorie dhe vetë lloji i shërbimit përkojnë me orare më të vona, ndaj edhe kërkohet një ndarje e këtyre shërbimeve sipas kategorive të ndryshme.
Pas më shumë se 2 muajsh, baret dhe lokalet kanë hapur dyert e bizneseve nën masa strikte të higjienës, por gjithashtu duke ndjekur edhe një sërë rregullash për sa i përket distancimit social. Për pronarët e lokaleve apo bareve, problem kryesor pas rihapjes së këtyre ambienteve nuk është përshtatja me kufizimet e reja dhe shtimi i masave mbrojtëse por orari i funksionimit dhe mungesa e një ndarjeje në kategori të ndryshme të bizneseve ndërmjet tyre.
Redi Panariti, pronar i një prej lokaleve më të frekuentuar në zonën e ish-Bllokut tregon se biznesi që ai drejton po respekton me përpikëri udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, por fasha orare e vendosur nuk e favorizon. Reduktimi i të ardhurave nuk i lejon rikthimin në punë me staf të plotë.
Panariti sugjeron një zgjidhje që mund të jetë efektive për tipologjinë e biznesit që ai drejton. Ai thotë se mbyllja për shkak të Covid-19 e goditi shumë aktivitetin e tij, sikurse të gjithë industrinë e shërbimeve të mikpritjes, dhe se periudha e rimëkëmbjes mund të jetë e gjatë.
Funksionimi me 1/3 e kapacitetit të përgjithshëm të tavolinave por edhe pamundësia për të përdorur pjesën e brendshme janë ndër kufizimet e tjera të rregullave të pandemisë. Megjithatë, klientela besnike nuk e braktis edhe pse kësaj radhe kërkesat për rezervim të tryezave janë më të veçanta.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës