Adrian Paci çel ekspozitën “Prova” në Galerinë Kombëtare të Arteve

21 Shtator 2019 | 13:03

Këtë të premte, artisti Adrian Paci çeli ekspozitën e tij personale “Prova” në Galerinë Kombëtare të Arteve.

“Prova” një titull i përbashkët për ekspozitën dhe punën më të fundit në video të artistit, është një koleksion auto-portretesh, kuruar nga Adam Budak.

Me anë të kësaj ekspozite, Paci rikthehet për të dialoguar me publikun, duke reflektuar mbi zhvillimet e mundshme, në të parën ekspozitë personale në këtë institucion.

“Një moment tensioni si një metaforë për botën dhe gjendjen e saj në transformim te vazhdueshëm”, thuhet për ekspozitën, që u çel për publikun në GKA. 

Seria e fotografive të anëtarëve të një familjeje vjen në “Back home”, që duket sikur dialogojnë me jetën që kanë bërë në vendin e origjinës, por edhe atë të emigrantit. Ato ia lënë vendin “Home to go”, një burri të përkulur nga pesha e çatisë që mban mbi shpinë, ndërsa “Turn on” tregon të papunët në vendlindjen e artistit, në Shkodër, të ulur në shkallët e qytetit, që do ta frymëzonte Adrian Pacin për të realizuar “Provën”.

Ekspozita e piktorit shkodran do të qendrojë e hapur për publikun në Galerinë Kombëtare të Arteve, deri në muajin dhjetor.

Adrian Paci prej vitesh jeton në Milano të Italisë dhe konsiderohet një nga artistët më të rëndësishëm të artit bashkëkohor botëror. Ai ka qenë i ftuari special në një seminar arti zhvilluar në Muzeun e Artit Bashkëkohor Macro të Romës.

Gjatë karrierës së tij Adrian Paci ka hapur shumë ekspozita personale në institucione të ndryshme ndërkombëtare ku gjenden dhe shumë prej veprave të tij.

 

adrian

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
17:59 | 22/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën...
16:23 | 19/07/2026