Ralf Gjoni përjashtohet 10 ditë nga seancat plenare
Byroja e Kuvendit vendosi pasditen e së martës të përjashtojë për 10 ditë nga seancat parlamentare deputetin Ralf Gjoni.
Kërkesa për përjashtimin e tij u bë nga 7 deputetë të mazhorancës: Evis Kushi, Vasilika Hysi, Almira Xhembulla, Ardiana Jaku, Artemis Malo, Vilma Bello dhe Elona Hoxha.
Përjashtimi ka ardhur pas debateve që u bënë javën e shkuar rreth raportimit vjetor të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi.
Gjoni këmbënguli disa herë t’i bënte pyetje nga vendi, por ai u ndalua nga Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi me pretendimin se pyetjet duhet t’i ishin adresuar Dervishit me shkrim.
Mirëpo Gjoni pretendoi se rregullorja e Kuvendit nuk e parashikonte një gjë të tillë duke ngritur zërin dhe shprehur hapur pakënaqësinë për moslejimin e pyetjeve.
Shtatë deputetët e mazhorancës pretendojnë se përveç kësaj, Gjoni ka shfaqur mungesë etike duke i hedhur dokumentet një punonjëse të administratës së Kuvendit e cila iu afrua t’i sqaronte situatën.
Gjoni e konsideroi përjashtimin si “masë ndëshkuese për akuzat që ai ka bërë për Teatrin Kombëtar”.
“Jam përjashtuar sepse kërkova të parashtroja disa pyetje mbi transparencën e shembjes së Teatrit ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi ashtu siç më jep të drejtë Pika 7 e Nenit 103 të Rregullores së Kuvendit,” – u shpreh Gjoni në një postim në Facebook.
Përjashtimi i deputetit vjen një ditë përpara interpelancës me Kryeministrin Edi Rama të thirrur nga 11 deputetë të opozitës parlamentare rreth çështjes së shembjes së Teatrit Kombëtar.
Lexoni gjithashtu:
Shembja e Teatrit Kombëtar, nesër opozita parlamentare interpelancë me Kryeministrin Rama
Ralf Gjoni kërkon komision hetimor për shembjen e Teatrit Kombëtar
Shembja e Teatrit, deputeti Ralf Gjoni: U bë me marrëveshje mes Ramës dhe Bashës
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta