Agresioni rus në Ukrainë do dështojë, thotë Von der Leyen
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi të hënën në një takim mbi gjeo-politikën të mbajtur në Delhi të Indisë, se Evropa do të sigurohet që agresioni rus në Ukrainë të dështojë.
“Ne në Evropë e shohim agresionin rus si një kërcënim direkt ndaj sigurisë sonë. Ndaj do sigurohemi që ky agresion i paprovokuar dhe i pajustifikuar ndaj Ukrainës të jetë një dështim strategjik”, tha Von der Leyen.
Ndërkohë, diplomati numër dy i Rusisë në OKB, Dmitry Polyskiy hodhi poshtë shanset për një armëpushim për krijimin e korridoreve humanitare në Ukrainë. Ai tha se, Kievi zyrtar do ta përdorte atë si një mundësi për të diskretituar Rusinë.
“Ukraina po komprometon përpjekjet tona për të hapur korridoret humanitare, ndaj nuk mendoj se armëpushimi është diçka që duhet bërë. Ai vetëm sa do t’i jepte mundësi forcave ukrainase të riorganizoheshin dhe të sajonin provokime të tjera si ai në Buça”, u shpreh Dmitry Polyanskiy, zv.ambasador i Rusisë në OKB.
Ndërkohë, nga Moska presidenti rus Putin akuzoi Perëndimin se po përpiqet të shkatërrojë Rusinë. Duke paralajmëruar se kjo përpjekje do të dështojë, kreu i Kremlinit akuzoi CIA-n si regjisore të këtyre përpjekjeve.
“Një tjetër sfidë po del në front, ajo për të përçarë shoqërinë ruse, për të shkatërruar Rusinë nga brenda. Por ata kanë dështuar. Shoqëria jonë është e pjekur, e bashkuar dhe mbështet ushtrinë dhe përpjekjet tona për të garantuar sigurinë e Rusisë dhe rusëve që jetojnë në Donbas”, tha presidenti Putin.
Duke aluduar se Perëndimi po përgatiste vrasjen e një gazetari, Putin nuk paraqiti prova për pretendimet e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor