Lavrov: Konflikti mund të përshkallëzohet në përdorimin e armëve bërthamore
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi se ekziston mundësia që konflikti me Ukrainën të përshkallëzohet në përdorimin e armëve bërthamore.
Megjithatë, ai u shpreh se mund të ketë edhe një marrëveshje për paqe, shkruan BBC.
Sipas tij, Moska dëshiron të shmangë rreziqet e ngritura “artificialisht” të një konflikti të tillë.
“Ky është pozicioni ynë kyç mbi të cilin ne bazojmë gjithçka. Rreziqet tani janë të konsiderueshme. Rreziku është serioz, real dhe ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë”, tha Lavrov.
Lavrov akuzoi gjithashtu presidentin ukrainas Volodimir Zelenski se shtiret në negociatat për paqe, duke e quajtur atë “një aktor të mirë”.
“Nëse shikoni me vëmendje dhe lexoni me vëmendje atë që thotë, do të gjeni një mijë kontradikta”, tha kryediplomati rus.
Ministri i Jashtëm u shpreh javën e kaluar se Moska ishte e angazhuar për të shmangur një luftë bërthamore.
Disa ditë pas fillimit të pushtimit më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi forcat bërthamore të ishin në gatishmëri.
SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s kanë thënë se nuk do ndërhyjnë ushtarakisht në Ukrainë, për të shmangur fillimin e një Lufte të Tretë Botërore.
LEXONI GJITHASHTU
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
- 22:24 Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike
- 22:21 Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
- 22:20 Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
- 22:09 Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë
- 22:00 Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Luksemburgu fiton në Tiranë
- 21:14 I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i pajetë studenti amerikan