Mbretëria e Bashkuar: Qyteti i Kreminës nën kontroll nga forcat ruse
Ministria e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar deklaroi se qyteti i Kreminës në rajonin e Luhanskut është nën kontrollin e ushtrisë ruse.
Raportet e mëparshme kishin sugjeruar tashmë se forcat ruse kishin nën kontroll Kreminën, një qytet me rreth 18,000 banorë, shkruan BBC.
Sipas ministrisë, luftime të ashpra u raportuan në jug të qytetit të Izyum, ndërsa forcat ruse përpiqen të avancojnë drejt Sloviansk dhe Kramatorsk.
Forcat ukrainase kanë përgatitur mbrojtje në Zaporizhzhia në përgatitje për një sulm të mundshëm rus nga jugu.
Ndërsa, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi se ekziston mundësia që konflikti me Ukrainën të përshkallëzohet në përdorimin e armëve bërthamore.
Lavrov akuzoi gjithashtu presidentin ukrainas Volodimir Zelenski se shtiret në negociatat për paqe, duke e quajtur atë “një aktor të mirë”.
LEXONI GJITHASHTU
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
- 22:24 Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike
- 22:21 Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
- 22:20 Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
- 22:09 Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë
- 22:00 Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Luksemburgu fiton në Tiranë
- 21:14 I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i pajetë studenti amerikan