Sulmohet sërish policia në veri të Kosovës
26 Prill 2022 |
09:20
Paraditen e të martës ka pasur një sulm të ri ndaj policisë në veri të Kosovës.
Policia konfirmon se në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.
Përveç dëmeve materiale në automjete, nuk raportohet për të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur më shumë forca policore për të monitoruar situatën. Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë po e hetojnë rastin më në thellësi.
Sulme të ngjashme ndaj policisë në veri të Kosovës kanë ndodhur edhe javët e kaluara, ku ndonjëherë kanë qenë të përditshme.
Sulmet e mëparshme në veri në Mitrovicës, kryeministri i Kosovës Kurti i ka cilësuar “sulme terroriste që donin të vrisnin policët”.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
Dega e LDK-së në Pejë njoftoi se pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, “me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë...
Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar
Tetë vjet pas hyrjes në fuqi të standardeve për kontrollin e ndotjes së ajrit sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, emetimet e ndotjes në Kosovë,...
Kurti: Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të filloj komunikimet për formimin e institucioneve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se do të presë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit për të nisur më pas...
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola
- 08:14 Kroacia triumfon ndaj Panamasë, merr fitoren e parë në Kupën e Botës
- 08:13 Goli vendimtar i Munoz, Kolumbia mposht me rezultat minimalist Kongon