Më shumë se 8 milionë refugjatë pritet të largohen nga Ukraina, sipas OKB-së

26 Prill 2022 | 13:25

Agjencia e OKB-së për refugjatët ka deklaruar se rreth 8.3 milionë ukrainas pritet të largohen nga Ukraina këtë vit për shkak të luftës me Rusinë.

Më parë, ishte parashikuar se 4 milionë ukrainas mund të largoheshin nga vendi, por ky parashikim tashmë është tejkaluar, shkruan BBC.

Që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, më shumë se pesë milionë njerëz janë larguar sipas OKB-së, teksa 7.7 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres do të takohet sot në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin.

Shumë analistë besojnë se bisedimet në Moskë do të jenë mjaft të vështira dhe thonë se ka pak shpresë për ndonjë rezultat.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026