Hoti: Do fillojnë gërmimet në Serbi për varrezë masive
Në ditët e ardhshme, do të fillojnë gërmimet në Serbi në një lokacion të dyshuar për varrezë masive.
Kështu ka bërë me dije këtë të martë, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur Andin Hoti, shkruan Kosova Press.
Hoti u shpreh se janë bërë disa kërkesa për imazhe satelitore në vendet partnere të Kosovës, por ende nuk kanë marrë përgjigje.
“Këto ditë delegacioni i Kosovës, në Serbi do të fillojë gërmimet edhe në një lokacion të radhës. Por natyrisht ne kemi pritur dhe vazhdojmë me urgjencë t’i kërkojmë imazhet satelitore sepse ne kemi pasur disa informacione për lokacione të ndryshme në Serbi por jo të mjaftueshme”, ka thënë Hoti.
Ai ka deklaruar se lokacioni në të cilin do të gërmohet në Serbi do të bëhet e ditur së shpejti.
LEXONI GJITHASHTU
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht