SPAK mbyll hetimet për vrasjen e Behar Sofisë, 5 të pandehur në gjykatë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për vrasjen e Behar Sofisë një vit më parë në Rrugën e Elbasanit.
Leonard Xhixha, Bujar Leza, Skënder Vathi, Xhuljano Visha dhe Ernejt Shyti janë dërguar për gjykim në GJKKO të akuzuar për vrasje me paramendim dhe grupi i strukturuar kriminal.
Pak kohë më parë SPAK firmosi një tjetër urdhër-arrest lidhur me vrasjen e Behar Sofisë. Jemin Sheraj, i cili dyshohet si urdhërues i krimit të rëndë, nuk është mundur të arrestohet dhe është shpallur në kërkim.
Vrasja e Behar Sofisë ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit të 25 shkurtit 2021 pranë ETC-së në Tiranë.
66-vjeçari Behar Sofia ishte duke lëvizur në këmbë në momentin kur u ekzekutua me një armë me silenciator.
Ai ishte preson me precedentë penalë dhe kishte tre identitete: Behar Seferi, Behar Sofia dhe Fatmir Sofia.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut