Pas takimit me Yuri Kim, Lulzim Basha pret në zyrë ambasadorin e Gjermanisë

27 Maj 2020 | 15:11

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në zyrë ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf.

Lajmi i takimit për Euronews Albania konfirmohet nga gazetari, Renaldo Salianji. Gazetari raporton se takimi Basha-Zingraf ka zgjatur rreth një orë, por nuk janë bërë të ditura temat mbi të cilët kanë diskutuar.

Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e djeshme u takua me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yiri Kim, e cila apeloi që palët të punojmë për të miratuar sa më parë reformën zgjedhore.

“Diskutimi u fokusua për të ardhmen dhe veçanërisht që udhëheqësit duhet të përmbushin pritshmëritë e popullit shqiptar për përmbushjen e reformës zgjedhore deri më 31 maj. Ky nuk është afat i vendosur nga SHBA-të apo faktorë të jashtëm, ky afat u caktua mbi veten e tyre nga udhëheqësit. Nga përkufizimi opozita ka përpara një punë të vështirë, por ndihem e inkurajuar nga diskutimi që pata këtë pasdite, pres rezultatet,” – u shpreh Kim. 

Basha tha për mediat se PD-ja mbetej e vendosur që t’i respektonte afatet e përmbushjes së reformës brenda 31 majit, datë, që siç tha ai, “opozita ia ka vendosur mazhorancës”.

“Organizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme është prioritet i Partisë Demokratike, opozitës së bashkuar dhe shqiptarëve. Ne do të bëjmë gjithçka që shqiptarët t’i drejtohen sa më parë kutive të votimit dhe të zgjedhin me votë të lirë, të pa ndikuar nga krimi nga shitblerja e votës, jemi të vendosur dhe do të bëjmë gjithçka që brenda 31 majit, afat që ne ia kemi kërkuar mazhorancës, reforma të ketë përfunduar dhe do të bëjmë gjithçka edhe për ta zbatuar ligjin, në mënyrë që kjo krizë e thellë politike, kushtetuese dhe institucionale të marrë zgjidhje përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe Shqipëria të ecë përpara e të hapë rrugën e integrimit,” – u shpreh Basha.

Gjatë ditës së sotme, Basha pritet të takojë ekpsert e PD-së të reformës zgjedhore. Takimi i Këshillit Politik do të mbahet nesër, ku dhe do diskutohen tema të nxehta për të cilat palët kanë pikëpamje të ndryshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026