Drejtësi për krimet në Ukrainë, Gjykata Ndërkombëtare nis mbledhjen e provave
Llogaridhënie dhe drejtësi për mizoritë e kryera në Ukrainë. Ky është qëllimi i Kombeve të Bashkuara dhe avokatëve të të drejtave të njeriut, pasi shtohen dëshmitë e shkeljeve të ligjit humanitar.
Pas një takimi jozyrtar të Këshillit të Sigurimit, prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale Karim Khan tha se e drejta ndërkombëtare nuk mund të jetë një “spektator pasiv” i luftës në Ukrainë.
“E vërteta nuk ka nevojë të jetë një fantazmë që nuk mund të kapet. Ajo kapet duke përveshur mëngët, duke punuar, duke hetuar sipas metodës së vjetër, duke përdorur teknologji moderne dhe duke i kombinuar të gjejmë të vërtetën. Në fund të fundit, mbrojtja e madhe e drejtësisë ndërkombëtare nuk i takon një dëshmitari të caktuar. Nuk varet nga një autoritet i veçantë kombëtar. Nuk varet nga unë. Ka gjyqtarë mbi ne, gjyqtarë të pavarur që do të vlerësojnë dhe peshojnë provat dhe në fund do të marrin vendime”, u shpreh Khan.
Sipas OKB-së, më shumë se 2700 civilë kanë humbur jetën për shkak të luftën në Ukrainë.
Zyra e saj humanitare po koordinon me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq evakuimet nga fabrika e rrethuar e çelikut në qytetin port të Mariupol, largimet e civilëve pritet të përfundojnë të premten.
Ky ishte një nga qëllimet kryesore të kreut të OKB-së António Guterres gjatë vizitës së tij në Rusi. Sot ai viziton Kievin, ku takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit