Liga rajonale e basketbollit, pjesëmarrës skuadra nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Në shtator pritet të marrë jetë liga rajonale e basketbollit, një nismë e Federatës Shqiptare (FSHB) dhe asaj të Kosovës.
Në këtë kompeticion do të marrin pjesë skuadrat nga Shqipëria, Kosova dhe disa ekipe shqiptare nga Maqedonia e Veriut, të cilat kanë arritur marrëveshjen, presidenti i FSHB-së, Avni Ponari ka treguar për Euronews Albania si do të realizohet për herë të parë ky aktivitet sportiv.
“Aktiviteti do të organizohet normalisht, brenda një jave me sistem vajtje ardhje dhe kampionati i brendshëm do të jetë përsëri me të njëjtat nivele që ka qenë. Do të ketë një ndryshim në pikëpamjen e zhvillimit dhe do i japë një lloj hovi basketbollit. Kjo është në interes të dy federatave, në interes të sportit dhe në interes të heqjes së barrierave kufizuese,” – tha Ponari.
Federata Ndërkombëtare e Basketbollit ka dhënë dritën e gjelbër për krijimin e këtij komepticioni, ndërsa është përcaktuar dhe emri që do të mbajë ky event.
“Kemi rënë dakord dhe me FIBA-n Evropë dhe të jetë një aktivitet i gjerë. Federata Shqiptare dhe Federata e Kosovës do të mbulojë shpenzimet dhe do quhet Liga Rajonale Unika,” – u shpreh Ponari.
Ky bashkim i shqiptarëve në një ligë basketbolli ka krijuar pakënaqësi në vendet fqinj, por kjo nuk është një pengesë për presidentin e federatës së basketbollit.
“Nuk ka problematika se përse duhet dhe çfarë duhet. Ka pasur reagimeve negative në qarqe politike nga vendet fqinj, por për mua është akoma dhe më mirë, pasi ne duhet të ecim akoma më parë, nëse ata kanë mendime negative, duhet të punojmë më mirë, pasi dikë e shqetëson topi i basketbollit,” – deklaroi presidenti i FSHB-së.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës