Dominim gjerman në Ligën e Europës, Lajpcig dhe Frankfurt fitojnë sfidat e para
Lajpcig dhe Frankfurt kanë fituar ndeshjet e para gjysmëfinale në Ligën e Europës, respektivisht kundër Rejnxhërs dhe Uest Ham.
Skuadra e Lajpcig arriti të merrte një fitore minimale ndaj skocezëve në stadiumin e tyre. Ishte Angelino ai i cili shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 85-të.
Ndërsa, Frankfurt siguroi një fitore mjaft të rëndësishme në Londër ndaj Uest Ham. Gjermanët shënuan menjëherë që në minutën e parë, me anë të Knauf. Barazimi erdhi shumë shpejt, pasi Antonio realizoi për londinezët në minutën e 20-të.
Japonezi Kamada i dha avantazhin 1-2 Frankfurtit në minutën e 54-ët, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund.
Pas një jave luhen ndeshjet e kthimit dhe nga rezultatet e takimeve të para, Liga e Europës mund të ketë një finale gjermane më 18 maj.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës