Minionët në misionin e ri, një video ndërgjegjësuese për të respektuar masat anticovid-19
Gru dhe Minionet janë ndër personazhet më të pëlqyer dhe argëtues për fëmijët.
Dhe këtë herë aktorët e njohur të filmit Unë Keqbërësi kanë një mision të ri,të dëshmojnë se për të luftuar kundër coronavirus duhet të ruhet distanca sociale.
Është ky mesazhi i realizuar jo vetëm me studion e animacionit por në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe Fondacionin e Kombeve të Bashkuara.
Mesazhi i personazhit Gru që luhet nga aktori Seve Carell do të përkthehet në disa gjuhë, në spanjisht, frëngjisht, portugalisht arabisht dhe jo vetëm.
Në videon që zgjat pak minuta, Gru i nxit njerëzit të lajnë duart rregullisht dhe të mbajnë distancën fizike, të zbulojnë gjëra argëtuese për të bërë në shtëpi siç janë vallëzimi dhe gatimi i si dhe të jenë të sjellshëm me të tjerët.
Dhe sikundër në cdo mision tjetër minionët janë aty e së bashku me mikun e tyre dëshmojnë edhe një herë se ata janë gati të shpëtojnë botën.
Qëndroni në shtëpi të shëndetshëm e mos harroni ne jemi bashkë mbyllet mesazhi i personazhit Gru.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq