Një predhë si suvenir nga Izraeli, familja amerikane shkakton kaos në aeroport

29 Prill 2022 | 14:30

Një familje amerikane shkaktoi alarm për bombë në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Izraelit pasi paraqiti një predhë artilerie të pashpërthyer në një kontroll sigurie, raporton BBC

Sipas autoriteteve, ata e kishin marrë municionin si suvenir gjatë një vizite në Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli, vendi i luftërave midis Izraelit dhe Sirisë.

Pamjet video në rrjetet sociale treguan njerëzit duke u larguar të alarmuar nga vendi i ngjarjes.

Familja u lejua të hipte në avion pasi u mor në pyetje nga sigurimi, që sqaroi gjithë situatën e pazakontë.

Izraeli pushtoi pjesën më të madhe të Lartësive të Golanit nga Siria gjatë luftës 6-ditire në 1967 dhe mbetjet e konfliktit mund të gjenden ende në zonë.

Faqja e lajmeve izraelite YNet tha se një anëtar i familjes amerikane nxori predhën nga çanta e shpinës dhe pyeti një zyrtar të sigurisë nëse mund ta fuste në valixhe.

Zyrtari urdhëroi menjëherë që zona përreth të zbrazet, por një pasagjer tjetër që e dëgjoi gabimisht filloi të bërtiste “terroristët po qëllojnë”, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve të tjerë.

Videoja e postuar në mediat sociale nga transmetuesi publik izraelit Kan tregoi dhjetëra njerëz që bërtisnin dhe iknin nga zona e kontrollit. 1 person raportohet të jetë lënduar për shkak të rrëmujës së shkaktuar nga turma e frikësuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?

Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Narendra Modit në Indi, vetëm një ministër i kabinetit kishte dhënë dorëheqjen më parë, dhe kjo për shkak të...
09:25 | 27/07/2026

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026