Drejtori i kabinetit të Bashës: Vetëm dy persona kanë marrë ndihmën 40 mijë lekë
Eksperti i ekonomisë dhe drejtori i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, z. Dorian Teliti thotë se, qeveria shqiptare nga paketa e dytë e ndihmës financiare për COVID-19, ku parashikohet një pagesë prej 40 mijë lekë të vjetra për 167 mijë persona, deri tani janë paguar vetëm dy persona.
“Deri sot nga personat që marrin ndihmë ekonomike prej 400 mijë lekë të vjetra janë paguar vetëm dy persona. Thesari i Shtetit në të gjithë Republikën e Shqipërisë ka paguar 800 mijë lekë të vjetra për mbështetjen e 167 mijë personave që presin të marrin pagesë. Kjo është zyrtare nga Thesari. Është për të qeshur, por edhe për të qarë”, tha z. Teliti gjatë intervistës në “Ilva Now”.
Paketa e dytë është paraqitur nga qeveria më 12 prill, ku parashikohej t’u ofrohej një ndihmë 100 mijë personave nga biznesi i vogël që nuk ishin përfshirë në paketën e parë, 10 mijë punonjës nga sektori i turizmit dhe 66 mijë të tjerë që kanë humbur vendin e punës nga 10 marsit. Sipas drejtorit të kabinetit të kryetarit të PD-së numri real i personave që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë është rreth 80-85 mijë persona të deklaruar tek tatimet pasi bashkë me të padeklaruarit kjo shifër arrin në 120 mijë persona.
Ai thotë se, masat që u morën nga qeveria shqiptare ishin të pamjaftueshme dhe impakti i tyre në minimizimin e dëmeve ishte i pandjeshëm. Edhe pse qeveria ka premtuar një paketë të tretë për rimëkëmbjen e ekonomisë, z. Teliti tha se, kjo paketë sipas informacioneve të tij do të ofrohet vetëm në fund të muajit korrik, që do të jetë shumë e vonuar.
“Duhen politika agresive, mbështetje ndaj shtresave në nevojë. Jo si rritja për pensionet që ishte 3 700 lekë në qytet dhe 2 mijë e 100 lekë në fshat. Kjo ishte mbështetje për 65 mijë pensionistë. Qeveria ka dyfishuar ndihmën ekonomike, por janë vetëm 52 mijë persona. Por të tjerët që janë përjashtuar nga ndihma ekonomike padrejtësisht? Për ata nuk ka asnjë pagesë, asnjë qindarkë”, përfundoi z. Teliti.
Lexoni gjithashtu:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës