Vokshi cilëson 30 prillin ditën më të bukur në historinë e PD-së

30 Prill 2022 | 17:11

Deputetja Albana Vokshi deklaroi në Kuvendin e Partisë Demokratike se kjo është një nga ditët më të bukura të historisë së partisë.

“Kush ka patur dyshime se Partia Demokratike është forca ku gjithçka është e mundur, kush ka akoma pikëpyetje për fuqinë e demokracisë, ky Kuvend Kombëtar i Partisë Demokratike është përgjigja më e mire,” – u shpreh ajo.

Vokshi foli në statusin e kryetares së Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale kur tha se asnjëherë më parë në këto vitët e fundit demokratët nuk kanë patur më shumë entuziazëm, më shumë energji dhe më shumë besim.

Ajo pati një falënderim të veçantë për të gjitha gratë që merren me politikë, duke theksuar se gratë në politikë kanë një punë të vështirë.

“Tek forca e gruas qendron forca e fitores së Partisë Demokratike! Sot në opozitë dhe nesër në qeveri gratë do të jenë shtylla jonë kurrizore, pjesa më besnike e më elegante e saj,” – u shpreh Vokshi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje, e cila i siguroi 83 mandate, përbën njëkohësisht një bekim dhe një përgjegjësi të...
13:11 | 24/07/2026

Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar ka folur edhe lidhur me ligjin për zonat e Mbrojtura. Ai deklaroi...
12:51 | 24/07/2026

Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re politike...
12:40 | 24/07/2026