Kume: Çështja e administrimit zgjedhor patatja e nxehtë e reformës

29 Maj 2020 | 09:13

Kristaq Kume, ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), analizoi për Euronews Albania zhvillimet e fundit për sa i përket reformës zgjedhore.

“Besoj se ajo që është marrë përsipër, se faza e parë, draftimi i reformës, do të realizohet,” – tha Kume, i cili u shpreh se data 31 maj nuk mund të konsiderohet tabu, duke nënkuptuar këtu se kapërcimi i këtij afati nuk do të ishte problem.

Opozita jashtëparlamentare e ka konsideruar tejet të rëndësishëm përdorimin e teknologjisë në procesin zgjedhor.

Kume i referua deklaratave të fundit të palëve dhe tha se teknologjia kërkohet për identifikimin biometrik të votuesve.

“Zhvillimet e fundit në Këshillin Politik po tregon se ajo çka kanë arritur palët mes tyre në lidhje me kërkesat e mazhorancës për mundësitë e votimit të emigrantëve dhe e opozitës jashtëparlamentare për përdorimin e teknologjisë së informacionit është kthyer tashmë në qendër të vëmendjes së punës së Këshillit,” – tha Kume, teksa vlerësoi arritjen e një dakordësie në parim mes palëve.

Monitorimi me kamera i qendrave të votimit dhe teknologjia për identifikimin e votuesve është pranuar, por numërimi dhe votimi elektronik jo, pasi kërkon implementimin me një proces pilot.

Opozita e kërkon të detyrueshëm identifikimin me teknologji, ndërsa  mazhoranca e kundërshton përcaktimin si të tillë pasi në disa zona mund të mos jetë e mundur.

Ndryshimi i administratës zgjedhore mbetet çështje në diskutim. Kume analizoi të dy propozimet e palëve.

“Propozimi i mazhorancës, ndërton një administratë e cila do të jetë kriptopolitike, atje do të jenë njerëz që do të kenë mbështetje politike por nuk do të jenë të ardhur aty me nxitje të politikës, natyrisht pa u deklaruar se i përkasin një krahu të caktuar politik. Eshtë thënë se çdo qytetar mund të aplikojë dhe çdo parti mund t’i nxisë qytetarët të regjistrohen, kështu nuk ndryshon gjë,” – tha Kume.

“Opozita propozon një administrator jopolitik që e përcakton KQZ-ja dhe 6 të tjerë të balancuar 3 opozitë, 3 mazhorancë, por administratori vetëm administron procesin dhe grupi tjetër monitoron dhe ndërhyjnë e marrin vendime nëse duhen, kështu administrimi mbetet politik,” – u shpreh Kume teksa e konsideroi çështjen e administrimit zgjedhor si “patate shumë e nxehtë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026