Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon në SPAK Veliajn, Lleshajn dhe Veliun

29 Maj 2020 | 09:53

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kërkoi të premten Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) arrestimin dhe fillimin e ndjekjes penale ndaj ministrit Sandër Lleshaj, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliut.

Në një kallëzim penal të depozituar sot Aleanca i akuzon tre zyrtarët e lartë për shpërdorim detyre,  dhe vrasje të mbetura në tentativë kryer në bashkëpunim dhe e argumenton kërkesën për arrestim me mundësinë që ata kanë për të prishur provat.

“Një grup nga qëndrestarët për mbrojtjen e Teatrit, kemi dorëzuar një kallëzim në SPAK për Sandër Lleshajn, Ardi Veliun dhe Erion Veliajn. Sipas nesh ata akuzohen për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë, kemi parashtruar të gjitha pretendimet tona, për dyshimin tonë të arsyeshëm se mund të manipulojnë provat dhe ti fshehin ato. Për këtë ne kemi kërkuar arrestimin e këtyre personave, dhe kemi besim se SPAK do të nisë hetimet”, u shpreh Ardiana Kalaja.

Më 17 maj pas një vendimi të diskutuar të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë vendosi të shembë Teatrin Kombëtar, shembje që u bë pas orës 4:00 të mëngjesit dhe me ndërhyrje të dhunshme të policisë në mjediset e teatrit, ndërhyrje e cila u bë edhe me forca të armatosura.

Për shkak të mënyrës se si u veprua dhe procedurave të shkelura, aktivistët i kërkojnë gjithashtu SPAK-u të vendosë masën e sekuestros ndaj truallit të Teatrit Kombëtar dhe pezullimin e të gjitha punimeve në vazhdim deri sa të zbardhet çështja.

Kallëzimi është nisur nga aktorët dhe aktivistët e Aleancës: Edmond dhe Robert Budina, Julinda Emiri, Neritan Liçaj, Adriana Tolka, Adriana Kalaja, Astrit Seranaj, Fran Ndoj, Saimir Dervishi, Gentjan Hasani, Syrja Xhani, Aleksandër Gjonaj, Gentian Maçi, Pranvera Skuqi dhe Artan Manushaqe.

Ky është kallëzimi i tretë që aktivistët e mbrojtjes së teatrit depozitojnë për këtë çështje.

Më parë ata kanë paditur kryebashkiakun Veliaj dhe nënkryetarin Arbjan Mazniku, 3 ekspertët që firmosën për prishjen e teatrit dhe tashmë edhe ministrin Lleshaj dhe drejtorin e policisë Veliu.

 

Lexoni gjithashtu:

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit në SPAK Veliajn dhe Maznikun

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit për shpërdorim detyre 3 ekspertë të ndërtimit që propozuan shembjen e teatrit

Protestë para SPAK për Teatrin, Budina-prokurorëve: Bëhuni të parët që jepni shkëndijën e shpresës

Ervin Goci: Bashkia vendosi shembjen e Teatrit Kombëtar me akt-ekspertizë të falsifikuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026