Deklarata e Lavrovit se Hitleri kishte gjak hebre zemëron Izraelin

2 Maj 2022 | 12:26

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha gjatë fundjavës se diktatori nazist Adolf Hitler kishte gjak hebre, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga Izraeli.

“Deklaratat e ministrit të Jashtëm Lavrov janë të pafalshme dhe skandaloze, si dhe një gabim i tmerrshëm historik. Hebrenjtë nuk e vranë veten në Holokaust. Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të akuzosh vetë hebrenjtë për antisemitizëm”, tha ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid.

Lavrov i bëri komentet në televizionin italian të dielën, duke përsëritur pretendimin e Rusisë se pushtimi i saj në Ukrainë është për të ‘denazifizuar’ vendin, raporton CNN.

Ai hodhi poshtë faktin se presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski është hebre.

“Zelensky parashtron një argument: çfarë lloj nazizmi mund të kenë nëse ai është hebre. Mund ta kem gabim, por Hitleri kishte edhe gjak hebre. Nuk do të thotë absolutisht asgjë. Populli i mençur hebre thotë se antisemitët më të zjarrtë janë zakonisht hebrenjtë”, tha Lavrov.

Ministria e Jashtme e Izraelit thirri ambasadorin rus në Izrael të hënën lidhur me komentet e Lavrov.

Dani Dayan, i cili drejton sitin e përkujtimit të Holokaustit Yad Vashem në Izrael, tha se ishte plotësisht e pabazë të thuhej se Hitleri ishte me origjinë hebreje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Në prag të samitit të NATO-s në Ankara, sekretari i përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, tha të hënën se anëtarët evropianë dhe Kanadaja janë në...
20:06 | 06/07/2026

15 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudanin Jugor

Të paktën 15 punëtorë u vranë në shembjen e një miniere ari në Sudanin verior të hënën, tha një kompani shtetërore. Kompania Sudaneze e Burimeve...
19:32 | 06/07/2026

Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë

Vendimi i FIFA-s për të pezulluar zbatimin e kartonit të kuq të sulmuesit të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, duke i mundësuar atij të luajë...
19:17 | 06/07/2026