Si do të kryhet lëvizja e makinave në Rinas?
Që nga 1 maji, Autoriteti Rrugor Shqiptar vendosi që rruga për të shkuar drejt Rinasit të jetë me një sens kalimi. Kjo, sipas ARRSH-së, për të shmangur trafikun e krijuar nga automjete që po dynden në aeroport, si pasojë e lirimit të masave anti-COVID.
Por si do të kryhet lëvizja e makinave?
Për të shkuar drejt aeroportit të Rinasit, mjetet duhet të ndjekin rrugën Qafë Kashar- Rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit e deri në Ahmetaq.
E ndërsa për t’u kthyer, do të ndjekin rrugën Ahmetaq, Vorë – Qafë Kashar. Për mjetet që vijnë nga veriu për në drejtim të Rinasit, do duhet të ndjekin itinerarin Fushë Krujë – Vorë – Qafë Kashar dhe Aeroport.
Edhe pse është dita e dytë e këtij devijimi, ka ende shoferë që nuk i njohin rregullat e reja.
Devijimi i rrugës do të vazhdojë për një afat të pacaktuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione