Meta: Ligji për turizmin dhe koncesionin e Porto Romanos jo kushtetuese

29 Maj 2020 | 11:35

Presidenti Ilir Meta shpjegoi mesditën e së premtes se përse ktheu për rishqyrtim ligjin për turizmin detar dhe ligjin për koncesionin e Porto Romanos.

Në një konferencë për shtyp në mjediset e Presidencës, Meta tha se ligji për turizmin detar cenon identitetin kombëtar pasi përdoren fjalë të huaja që nuk janë të gjuhës shqipe, po kështu ai tha se kishte kthyer mbrapsht në parlament ligjin e koncesionit të Porto Romanos pasi negociohet vetëm me një subjekt duke cenuar konkurrencën.

“Fusha e aktiviteteve të turizmit duhet të zhvillohet në një mjedis të sigurt juridik, por nuk e garanton kjo me Kushtetutën. Përdorimi në gjuhë të huaja, i shkronjave që alfabeti jonë nuk i njeh, jo vetëm shkel gjuhën shqipe por edhe identitetin kombëtar. Kuvendi të reflektojë!” – tha Meta.

“Koncesioni në Porto Romano. Si dhe për koncesionet e tjera, anashkalon procedurat e hapura për koncesionet dhe partneritetin publik-privat duke hyrë vetëm me një subjekt. Cenon konkurrencën e lirë, Kodin Detar dhe Sigurinë Mjedisore. Kanë ardhur shqetësime edhe nga kontraktorë të tjerë por edhe Komisioni Europian mbi procedurat e ndjekura nga ky ligj. Kuvendi i Shqipërisë duhet t’i shqyrtojë dhe ankesat,” – tha Presidenti, teksa u ndal edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar për të cilin tha se kishte zhvilluar një videokonferencë me Europa Nostran, duke ritheksuar kërkesën për hetim ndërkombëtar.

 

Lexoni gjithashtu:

Meta e cilëson domosdoshmëri hetimin ndërkombëtar të shembjes së teatrit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026