Rusia akuzon Izraelin për mbështetje të neo-nazizmit në Ukrainë

3 Maj 2022 | 16:43

Ministria e Jashtme në Rusi ka akuzuar Izraelin po mbështet neo-nazizmin në Ukrainë.

Ministria bëri këtë deklaratë pasi vuri në dukje “deklaratat antihistorike” sipas saj, të ministrit të Jashtëm izraelit Yair Lapid dhe qeverisë së vendit, shkruan Euronews.

“Historia, për fat të keq, njeh shembuj tragjikë të bashkëpunimit midis hebrenjve dhe nazistëve”, thuhej në deklaratë.

Një ditë më parë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se ish-diktatori nazist Adolf Hitler kishte “gjak hebre”. Kjo shkaktoi zemërim të madh në Izrael, si dhe pati reagime nga zyrtarë gjermanë e ata perëndimorë.

Kremlini ka pretenduar se po kryen një operacion special ushtarak për të çmilitarizuar Ukrainën.

Izraeli ka shprehur mbështetje për Kievin, por deri më tani ka shmangur kritikat e drejtpërdrejta ose sanksionet ndaj Moskës.

Marrëdhëniet midis Tel-Avivit dhe Moskës janë bërë më të tensionuara pasi ministri Lapid akuzoi Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026