Shitet për 130 mijë euro një prej shisheve më të vjetra në botë të Konjakut

29 Maj 2020 | 16:32

Një shishe Konjaku 258-vjeçare, një prej tre që ekzistojnë ende të llojit të saj, u shit në një ankand online për 131.990 euro gjatë së enjtes.

Shishja ishte prodhuar në 1762 nga “Maison Gauthier” në Francë dhe është Konjaku më i vjetër që shitet ndonjëherë në ankand. 

Vetëm tre shishe ekzistojnë ende nga prodhimi i vitit 1762, të cilat kanë ruajtur etiketimin e tyre origjinal edhe sot e kësaj dite.

Shishja e sapo shitur njihet si “Vëllai i Madh” i treshes antike.

Muzeu Gautier posedon aktualisht “Motrën e Vogël” ndërsa “Vëllai i Vogël” u shit në një ankand në Nju Jork në 2014.

Treshja ka një histori të jashtëzakonshme pas krahëve. Ato u prodhuan në vitin kur Britania hyri në Luftën e Shtatë Vjetëve kundër Spanjës e Napolit dhe kohë kur Katerina e Madhërishme u bë perandore e Rusisë.

Ka qenë një familje e cila e ka trashëguar shishen deri në ditët e sotme. Sipas ish-pronarëve, stërgjyshërit e tij strehuan një jetim me emrin Alphonse, i cili u largua në 1870 për të punuar në rajonin Konjak. Ai u kthye dhjetë vite më pas me një kuti të ngarkuar me shishe Konjaku.

Alphonse shkoi në luftë në 1914 dhe nuk u kthye më kurrë tek familja që e strehoi, të cilat e ruajtën dhe trashëguan ndër breza dhuratën prej tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026