Videoja e nënës së 15-vjeçarit, Ardi Veliu kritikohet për justifikim të dhunës ndaj të miturit

29 Maj 2020 | 19:55

Drejtori i Policisë së Shteti, Ardi Veliu është vënë në qendër të kritikave, pasi në një seancë penale online ai risolli në diskutim incidentin e dhunës së ushtruar nga policia ndaj një 15-vjeçari. Veliu ndau për publikun një video, ku nëna e të miturit shfaqet duke drejtuar një pistoletë ndaj një gruaje tjetër. Të dyja gratë shfaqen duke qeshur pas këtij veprimi. Veliu sulmoi hapur nënën e 15-vjeçarit, duke u shprehur së fëmija vjen nga një familje me moral të keq.

Sulmi verbal i Veliut është konsideruar si kërcënim nga nëna e fëmijës, Zaida Çobo, e cila në një reagim në media tha se videoja është e vërtetë dhe se bëhet fjalë për një dubël të realizuar gjatë xhirimeve të një filmi, në të cilën, një pistoletë lodër është përdorur nga Çobo.

Përmes një sërë reagimesh nga përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe opinione në media, Veliu u kritikua se po mundohej të justifikonte dhunën e ushtruar nga policia e shtetit ndaj të miturit.

Ndërkohë, në një reagim tjetër në faqen zyrtare të policisë së shtetit, Ardi Veliu, tha se fjala e tij është nxjerrë nga konteksti, pasi qëllimi nuk ishte të justifikonte dhunën por për të dhënë në një ilustrim të idesë se nuk mundet të fajësohet gjithnjë vetëm punonjësi i Policisë.

Nuk ka vonuar as reagimi i Partisë Demokratike, e cila përmes ish-deputetes Orjola Pampuri, me profesion psikologe klinike, kërkoi menjëherë shkarkimin e drejtorit të Policisë Shtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026