Sejko: Lufta ngadalësoi ekonominë, çmimet do të vijojnë të larta deri në 2023

4 Maj 2022 | 16:58

Rritja ekonomike do të jetë e vogël në vitin 2022 ndërsa çmimet do të qëndrojnë të larta deri në fillim të vitit 2023.

Këtë parashikim e ka bërë Banka e Shqipërisë, teksa guvernatori Gent Sejko tha se kjo situatë vjen nga lufta Rusi-Ukrainë

“Përditësimi i parashikimeve tona të skenarit bazë sugjeron se inflacioni në vend do të mbetet në nivele relativisht të larta gjatë periudhës në vijim. Çmimet e larta në tregjet botërore, kërkesa e rritur agregate, si dhe dinamikat e tregjeve të punës, pritet ta mbajnë inflacionin pranë niveleve aktuale gjatë vitit 2022. Më tej, ai pritet të vijë në rënie graduale gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024”, tha Sejko.

Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës vëren se ekonomia shqiptare do të ruajë stabilitetin e saj monetar dhe financiar, kjo për shkak se nuk pritet që konflikti të përshkallëzohet. Për këtë arsye u vendos që të mos ndryshojë norma bazë e interesit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026