Hajdari apel palëve të mos e mbyllin mbledhjen e tryezës zgjedhore pa gjetur kompromis për reformën
Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari apeloi të shtunën palët politike që të mos e mbyllin mbledhjen e sotme të Këshillit Politik pa gjetur kompromis rreth projektligjit për reformën zgjedhore.
Pak përpara nisjes së mbledhje së të shtunës, Hajdari komentoi në Facebook duke pranuar se palët janë ende larg një konsensusi.
Çështjet e mbetura pezull janë përdorimi i teknologjisë për identifikimin e votuesve, administrimin e zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor.
“Nëse nga sot e deri nesër, punojmë pa pushim, duke patur parasysh jo interesat e ngushta të partive, por interesat më të mira të shqiptarëve, ne mund t’ia dalim të prodhojmë një reformë, e cila do t’i rezistojë kohës dhe të prodhojë zgjedhje të lira e të ndershme,” – komentoi Hajdari, duke rikujtuar kërkesën e saj për ndryshimin e sistemit zgjedhor duke e kaluar atë me lista të hapura.
“Shqiptarët janë të lodhur nga historia 30 vjeçare e zgjedhjeve që vidhen, blihen apo shkatërrohen nga keqpërdorimi i administratës shtetërore apo përfshirja e krimit të organizuar. Unë mbetem e vendosur për t’i zgjidhur këto çështje, ndaj i ftoj edhe kolegët të më bashkohen në këtë vendosmëri dhe të mos dalim nga takimi pa arritur një rezultat,” – u shpreh Hajdari.
Më herët, gjatë së shtunës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati deklaruar se kushdo që “minon garancitë dhe standardet e zgjedhjeve, nuk e do integrimin”.
Ndërsa ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, qe shprehur se “nuk do t’i lejonin asnjë lëshim” mazhorancës.
Prej janarit të këtij viti reforma zgjedhore është vendosur të diskutohet paraprakisht jashtë parlamentit në një tryezë politike të ndërmjetësuar nga partitë kryesore të vendit me marrëveshjen që produkti i saj të mos tjetërsohet kur të kalojë për votim në Kuvend.
Më parë objektivi i reformës ishte 15 marsi, por pas pandemisë së COVID-19 punimet e Këshillit Politik u zvarritën dhe së fundmi ky afat është vendosur për 31 majin.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta