Hajdari: Rama e Basha nuk nuk e duan ndryshimin e sistemit
Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari nuk e fshehu zhgënjimin mbrëmjen e së shtunës teksa tryeza e reformës zgjedhore u mbyll sërish pa dakordësi për shumë çështje.
Në dalje prej saj, ajo u tha mediave se si Partia Socialiste edhe Partia Demokratike kishin hedhur poshtë propozimet e saj për ndryshime të sistemit apo dhe hapje të listave të kandidatëve në zgjedhje.
“Sot propozova një formulë të mbështetur edhe nga ndërkombëtarët dhe nga SHBA-të dhe hap pjesërisht listën, por dhe këtë ma hodhën poshtë,” – u shpreh e revoltuar Hajdari teksa e justifikoi këtë refuzim me “frikën që partitë e mëdha kanë nga zgjedhjet e lira”.
“E kuptoj fare mirë Ramën që nuk do pasi është bërë i gjithëpushtetshëm me këtë sistem, por nuk kuptoj Lulzim Bashën pse e do këtë sistem që e ka bërë Ramën perandor,” – argumentoi më tej Hajdari duke u shfryrë se pas 30 vitesh qytetarët shqiptarë e meritojnë të dërgojnë atë që duan në parlament dhe jo atë që do kryetari i një partie.
Deputetja, e cila me Damian Gjiknurin është bashkëkryetarë e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, ka deklaruar në të shkuarën se nuk do ta votojë reformën nëse nuk do të ketë në të ndryshime të sistemit.
Megjithëse ka edhe 1 ditë kohë nga përfundimi i afatit të caktuar për draftimin e reformës, Hajdari këmbënguli se do të vazhdojë “të luftojë për ndryshimin e sistemit”.
Lexoni gjithashtu:
Nuk ka dakordësi në Këshillin Politik, opozita akuzon mazhorancën se refuzoi të gjitha propozimet
Gjiknuri: I kemi ofruar opozitës hapjen e kutive në rast kontestimesh të rezultatit
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta