PD mbledh grupin parlamentar për presidentin, Boçi: Nul, Alibeaj i shkarkuar

5 Maj 2022 | 12:00

Sot në orën 17:00 do të mblidhet grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Në mbledhjen pritet të diskutohet për procesin e zgjedhjes së presidentit, ku një ditë më parë u mbajt edhe Konferenca e Kryetarëve.

Mbledhjen e thirrur nga kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj, deputeti Luçiano Boçi e ka konsideruar nul, duke i kujtuar vendimin e shkarkimit në kuvendin e 30 prillit.

“Zoti Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por nuk ka tagrin e demokratëve te cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 Prill. Së dyti mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet, qoftë ai i njohur nga Rama si përfaqësues grupi. Prandaj nga ky moment kërkoj në ditët në vazhdim thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar. Grupi parlamentar i PD nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon e kur e kërkon Rama-Balla”, shprehet Boçi.

Ndërkohë, nga Fieri kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se kryetari i ri i shtetit duhet të jetë një figurë e pranuar nga të gjithë shqiptarët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026