Nuk arrihet konsensusi, tryeza e Këshillit Politik mbyllet pa marrëveshje
Këshill Politik ka djegur afatin e 31 majit, pa arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore. As ndërhyrja diplomatike e SHBA nuk ka bërë që palët të gjejnë konsensus. Një nga çështjet që ka ndarë PS dhe PD në qëndrimet e tyre ka qenë teknologjia në zgjedhje për identifikimin e votuesve.
Përfaqësuesi i PD-së në këtë këshill, Oerd Bylykbashi në përfundim të takimit tha se, “opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptarëve dhe për një proces që krijon besim për të gjithë aktorët politik”.
“Jemi të gatshëm të gjejmë konsensus dhe presim nga PS që të jetë gati për konsensus. Të gjithë përpjekjet e qeverisë, e PS që të mbajë privilegjet të mos heqë dorë nga kontrolli i KQZ, vula në Gjykatën, tregojnë rëndësinë e propozimi ynë ka. Ne kemi diskutuar, falënderoj kontributin e partnerëve ndërkombëtarë në përpjekje për të gjetur kompromis, PS nuk hoqën dorë nga privilegjet mbi procesin zgjedhor. Ne jemi të gatshëm që të gjejmë zgjidhje me kompromis. Le t’i japim kohë PS”, u shpreh Bylykbashi.
Përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili tha se propozimet e opozitës i japin fund manipulimit të votës së shqiptarëve. “Ky është një qëndrim parimor që s’ka arsye se përse të negociohet dhe kështu ne plotësojmë një kusht të BE-së, nga 5 kushte që 2016, ka 3 kushte që lidhen me zgjedhjet ku shkaktari kryesor është Edi Rama”, tha Vasili.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri tha se kërkesat e opozitës janë absurde ndërsa shtoi se puna për reformën zgjedhore do të vijojë.
“Ne kemi adresuar kërkesat që asnjë opozitë shqiptare nuk i ka menduar ndonjëherë në Shqipëri. Do ta shikoni vetë dhe do të habiteni kur të dëgjoni që një pjesë e mirë të kërkesave janë adresuar, por paktet duhet të jetë e plotë që ne të adresojmë problemet e tyre, dhe t’i të mos heqësh dorë nga kërkesat absurde. Komisionarët do zgjidhen me short. Ne jemi të hapur për të gjitha llojet e takimit dhe ne do të vazhdojmë punën, opozita është në të mirën e tyre që të na bashkëngjitet. Parlamenti është legjitim, i ka votat”, u shpreh Gjiknuri.
Kurse, Rudina Hajdari tha se konsensusi nuk u arrit pasi partitë shohin interesin e ngushtë të tyre pavarësisht dhe përpjekjeve të SHBA që aktorët të arrinin një marrëveshje.
“Kjo reformë Zgjedhore duhet të ketë bekimin e shqiptarëve dhe nuk e ka, edhe pse ambasada amerikane u investua për këtë reformë, këta nuk duan t’ia dinë. U takua me Bylykbashin, Gjiknurin dhe me mua, Petriti bëri një xhiro. Ata ishin të investuar që sot të kishin një zgjidhje, i thanë gjithë ditën që sot do bien dakord, se ku e kanë hallin ju e dini. Loja është e hapur, nuk kemi ndryshim sistemi, por kemi një propozim që ne do të futemi në lojë. Nuk kanë marrëveshje as mes tyre. Nuk dorëzohemi nga ndryshimi i sistemit”, tha Hajdari.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur