“Albania open 2022” nis në Vlorë gara ndërkombëtare e parashutistëve
Vlora është kthyer në një nga qytetet destinacion për sportet e ajrit.
Ka nisur sot edicioni i 23 i Albania Open në të cilin marrin pjesë 14 shtete nga e gjithë bota, 89 pilot. Ata kanë nisur fluturimet ditën e sotme dhe ne kemi pasur mundësinë të marrim sisa prej përjetimeve të tyre në përfundim të garës.
Nga Shqipëria, vendet e rajonit, fqinjët e afërt, por deri edhe nga Kolumbia e largët janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë edicion. Mes parashutistëve ka edhe kampionë bote, që i bashkon liria dhe emocioni që ju përcjell ky sport.
“Është një numër impresionues në raport me kohën dhe pandeminë që dy vjet zotëroi botën dhe është një nga kompeticionet më të rëndësishëm të Fai sidomos të Fai 2 sepse kur kemi bërë botërorin dhe çdo gjë ishte perfekte. Këtu janë 13 shtete, jam i kënaqur që kam Spanjën që është një potencial shumë i madh për të ardhmen, Franca një nga vendet që nuk kthehen më, Venezuela, Amerika Latine”, tha Alket Islami.
“Albania open 2022”, gara ndërkombëtare e aeronautikës, do të zhvillohet për tri ditë ndërsa të shtunën në mbrëmje do të shpallen edhe fituesit e këtij aktiviteti. Aeronautika Shqiptare është krijuar në vitin 1994 dhe që nga ajo kohë ka qenë promotori dhe organizatori kryesor i aktiviteteve të sporteve të ajrit në Shqipëri.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut