Mariupol, 200 ukrainas të tjerë ende të bllokuar në uzinën e çelikut
Civilë të shumtë janë evakuuar gjatë natës nga impianti i çelikut në Mariupol, vatra e fundit e rezistencës ukrainase kundër trupave ruse në qytet.
Kievi zyrtar deklaroi se 50 civilë ishin evakuuar, por të dhënat për sulme të reja hedhin dyshime mbi armëpushimin e premtuar.
Rreth 200 civilë, përfshirë fëmijë, janë ende të bllokuar në tunelet e kohës sovjetike nën fabrikën e Azovstalit, bashkë me një grup ushtarësh ukrainas.
“Në qytetin e Mariupolit, bllokada e forcave mbrojtëse përreth impiantit të çelikut Azovstal vazhdon. Në disa zona, me mbështetje ajrore, armiku ka rifilluar sulmet për të marrë nën kontroll territorin përreth kompleksit”, thotë një përfaqësues i ushtrisë ukrainase.
Video të publikuara së fundmi nga regjimenti ukrainas Azov tregonin sulmet ruse ndaj Azovstalit të rrethuar.
Sipas regjimentit, trupat ruse kombinuan forcat duke përdorur avionë luftarakë, artiljeri dhe trupa tokësore gjatë ofensivës së tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Rezistojmë deri në plumbin e fundit’, ukrainasit refuzojnë të lënë Azovstalin
- Bajden pritet të miratojë paketën prej 100 milion dollarësh për Ukrainën
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës