COVID-19, mbi 6 milionë të infektuar në mbarë botën

1 Qershor 2020 | 08:08

Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën ka arritur 6 milionë tashmë, ndërsa të vdekurit në 372 mijë. 180 mijë prej tyre kanë vdekur në Europë.

SHBA-të mbeten në vend të parë për numër të prekurish, me më shumë se 104 mijë të vdekur.

Për sa i përket numrit të të infektuarve,  vendi i dytë në botë tashmë renditet Brazili, me më shumë se 514 mijë, dhe Rusia e treta, me mbi 405 mijë.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i dytë pas SHBA-ve për numër të vdekurish, me 38.571, e ndjekur nga Italia me 33.415.

Prej disa ditësh, Spanja dhe Franca nuk janë më vendet me më shumë të vdekur pas Italisë, për shkak të rritjes së vdekjeve në Brazil, ku tashmë kanë arritur në 29.314. Në Francë janë regjistruar 28.850 të vdekur dhe në Spanjë 27.127.

Brazili ka marrë nga SHBA-të rreth dy milionë doza hidroksiklorokine për të trajtuar të sëmurët me COVID-19, edhe pse OBSH nuk e ka rekomanduar ende si ilaç.

Rënia e numrit të vdekjeve dhe infektimeve brenda një dite ka bërë që vendet e Europës të nisin lehtësimet.

Mbretëria e Bashkuar ka hapur shkollat, por pa i detyruar prindërit t’i dërgojnë fëmijët patjetër. Në fakt, 46% e familjeve kanë zgjedhur t’i mbajnë në shtëpi.

Kryeministri spanjoll ka kërkuar një zgjatje të fundit të gjendjes së emergjencës, me dy javë të tjera, ndërkohë që Franca ka nisur të hapë parqet dhe lulishtet publike.  

Edhe në Turqi ka nisur lehtësimi i masave, pasi qeveria ka nisur të lejojë udhëtimin me makina private midis qyteteve. Të infektuarit në Turqi janë 164 mijë, të vdekurit 4540.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026