Zgjedhjet në Kosovë, Ambasadori Kosnett ka një mesazh të rëndësishëm për fushatën zgjedhore

27 Shtator 2019 | 10:27

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, u është  drejtuar me një mesazh politikanëve kosovarë, të cilët aktualisht janë duke bërë fushatë për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Kosovë.

Në një postim në  Twitter, Kosnett thekson se nuk duhet të harrohet rëndësia e paqes, drejtësisë dhe mirëqenies. 
 
“Përderisa fushata po vazhdon, mos e harroni rëndësinë e paqes, drejtësisë, dhe mirëqenies për të gjithë”, ka shkruar ai.
 

ambasadori ne kosove

 
 Qëkur ka nisur fushata parazgjedhore, Ambasadorët e huaj në Kosovë kanë qenë aktiv dhe kanë dërguar mesazhe të njëpasnjëshme drejtuar qeverisë dhe partive të tjera politike kandidate.
 
Ndërkohë Nicholas Abbott, ambasador i ri i Britanisë së madhe në Kosovë, është shprehur se të gjithë individët të cilët flasin për korrupsionin dhe luftën kundër tij, duhet të kenë vepra konkrete në drejtim të këtij misioni.
 
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026