Vasili: Nuk do të lejojmë që vjedhësit e votave të diktojnë kushte të reja për reformën zgjedhore
Mazhoranca u tërhoq nga dakordësia në parim për identifikimin e votuesve me teknologji dhe administrimit të zgjedhjeve pasi e kuptoi se kështu nuk mund të manipulonte votat,” – kështu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në tryezën e reformës zgjedhore, Petrit Vasili.
Ish-deputeti i tha gazetares Bruna Çifligu se identifikimi biometrik ishte thelbësor për opozitën, pasi në këtë mënyrë i jepet fund votimit disa herë nga një person, ose ndryshe “mbushjes së kutive”, praktikë manipuluese, që sipas Vasilit, “e ka ushtruar masivisht Partia Socialiste”.
Vasili tha se opozita u tërhoq nga propozimi i saj për administrimin e procesit me 3 përfaqësues politikë dhe 1 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) duke propozuar një formulë me nga 2 përfaqësues partish dhe 3 të KQZ-së.
“PS-ja në fund u tërhoq edhe përballë këtij propozimi, me qëllimin që të legjitimonte komisione dhe administrim zgjedhor që lejon manipulimin dhe rrëmbimin e votës,” – tha përfaqësuesi i LSI-së duke e përshkruar propozimin e socialistëve për administrimin si tejet problematike.
“Opozita e bashkuar ka zero kushte të reja në tavolinë. PS, e cila në parim kishte pranuar identifikimin biometrik, ose më thjeshtë identifikimin me gisht, u tërhoq nga kjo dhe propozoi kundër saj, formula të reja, të cilat kanë vetëm një qëllim, që ajo të kontrollojë komisionet zgjedhore dhe të bëjë zero garancitë minimale të procesit,” – tha Vasili teksa kujto isenë vitin 2012 këto garanci PS-ja i fitoi teksa ishte në opozitë.
Ish-deputeti kujtoi se për hir të konsensusit për reformën zgjedhor opozita ka pranuar të hyjë në diskutime me mazhorancën.
“Parimi Stalinist rëndësi ka qytetarët të votojnë, pa votat i numërojmë ne. Është e pamundur që vjedhësit e votave të diktojnë kushtet e reformës zgjedhore. Lehtësim që ata të vjedhin votën nuk do të ketë” – theksoi ashpër Vasili, duke këmbëngulur se mazhoranca ka qenë kundër propozimeve të opozitës.
Lexoni gjithashtu:
Nuk ka dakordësi në Këshillin Politik, opozita akuzon mazhorancën se refuzoi të gjitha propozimet
Reforma zgjedhore, PD propozon qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve
Damian Gjiknuri: Duam sistemin zgjedhor aktual, ‘danezi’ sjell destabilitet politik
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta