Infektohen kryeministri armen dhe princi belg, Irani shënon rekord rastesh
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, njoftoi këtë të hënë (1 qershor) se ka rezultuar pozitiv me coronavirus.
Ai nuk ka simptoma të dukshme, ndaj do të vazhdojë ta drejtojë vendin nga shtëpia.
Rastet me coronavirus janë shtuar në Armeni që pas lehtësimit të masave kufizuese, më 4 maj.
Po ashtu, princi Joachim i Belgjikës ka rezultuar pozitiv pasi mori pjesë në një festë, në Spanjë, duke shkelur dhe rregullat e kufizimeve.
“Kërkoj falje që nuk respektova karantinën gjatë udhëtimit. Nuk kisha për qëllim të fyeja njeri apo të shfaqja mungesë respekti”, tha ai.
Belgjika është një nga vendet me raportin më të lartë të vdekjeve. Vendi me vetëm 11.46 milionë banorë ka më shumë se 9400 të vdekur dhe mbi 58 mijë të infektuar.
Irani, ndërkohë, ka raportuar 3000 të infektuar brenda një dite, shifra më e lartë në dy muajt e fundit.
Ministri i shëndetësisë u ka bërë thirrje banorëve që të bëjnë kujdes, pasi në vend është përhapur ideja se kriza shëndetësore ka kaluar.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni