Civilët e evakuuar nga uzina e Mariupol transferohen në Zaporizhia

9 Maj 2022 | 09:21

Pas disa javësh nën rrethim, më shumë se 170 qytetarë të Mariupol duke përfshirë edhe 40 të evakuarit nga uzina Azovstal në Detin e Zi janë duke u strehuar në Zaporizhia, qytet i cili është nën kontrollin e forcave ukrainase.

“Ishte e vështirë, psikologjikisht e vështirë, nuk kishim as ilace. Unë dhe bashkëshorti menduam se do të qëndronim vetëm dy ditë, por qëndruam dy muaj”, u shpreh Natasha, e evakuuar nga uzina Azovstal.

Autoritetet bëjnë me dije se më shumë se 600 persona janë evakuar nga Azovstal dhe Mariupol. Por, një kapiten ukrainas në regjimentin Azov shprehet se nuk mund të konfirmohet nëse të gjithë civilët janë shpëtuar.

“Në tre ditët e fundit Civilët janë evakuuar nga uzina Azovstal Nuk mund të themi me siguri nëse u larguan të gjithë, pasi këtu nuk ka asnjë organizatë ndërkombëtare apo strukturë pushteti.. as politikanët tanë ukrainas nuk kanë ardhur këtu në territorin e Azovstal Dhe sigurisht që nuk ka pajisje speciale për të pastruar rrënojat”, u shpreh Sviatoslav Palamar, zëvendës komandanti i Regjimentit Azov.

Shefi i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres thotë se është i tmerruar nga sulmi që goditi një shkollë në Ukrainën lindore.

Gjashtëdhjetë persona dyshohet se kanë vdekur pasi ndërtesa u godit nga një sulm ajror rus. Në të ndodheshin 90 persona, shkolla shërbente si vend strehimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?

Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Narendra Modit në Indi, vetëm një ministër i kabinetit kishte dhënë dorëheqjen më parë, dhe kjo për shkak të...
09:25 | 27/07/2026

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026