Gjykata lë në burg 27-vjeçarin që aksidentoi për vdekje 2 turistët polakë

9 Maj 2022 | 13:50

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për David Gjonaj, i cili pak ditë më parë aksidentoi për vdekje dy turistë polakë.

Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtarja Izabela Radovani, teksa gjykata e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e 27-vjeçarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 6 majit në aksin Shkodër-KryeBushat ku motori me të cilin udhëtonin 2 turistët është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”, që e drejtonte Gjonaj.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi Waldemar MakoWski, 45 vjeç dhe pasagjerja shtetasja Marta MakoWska 42 vjeçe, nga Polonia.

Nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

12 efektivë të dëmtuar gjatë protestës para Parlamentit, policia zbardh EMRAT

12 punonjës policie mbetën të dëmtuar në përplasjet e dhunshme me protestuesit gjatë protestës së zhvilluar për disa orë me radhë para Parlamentit të enjten,...
14:51 | 02/07/2026

Protestuesit përplasen me faturinon dhe shoferin e autobusit të Tufinës (VIDEO)

Një grup protestuesish të mbledhur pranë komisariatit numër 4 në kryeqytet, aty ku janë vendosur disa nga personat e shoqëruar në protestën para Parlamentit janë...
14:42 | 02/07/2026

Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dënuar aktet e dhunës të regjistruara gjatë protestës para Parlamentit, duke theksuar se sulmet ndaj efektivëve të Policisë së...
14:29 | 02/07/2026