‘Proces mizerabël, pa dozë politike’, Fevziu për zgjedhjen e presidentit të ri
Gazetari Blendi Fevziu tha se kryeministri Edi Rama nuk ka interes të zgjedhë një president konsensual, madje ai e ka të qartë edhe emrin e presidentit të ri.
Në një intervistë për Euronews Albania, Fevziu e cilësoi mediokre tryezën e fundit politike mes mazhorancës dhe opozitës, ku siç tha diskutohej për çështje datash në vend që të flitej për emra dhe profile.
“Edi Rama nuk ka ndonjë interes për të zgjedhur president me konsensus. Mendoj që Edi Rama ka një ide jo vetëm të karakteristikave, por dhe të emrit të presidentit. Ka një vazhdimisht një degradim në zgjedhjen e presidentit vitet e fundit. Tryeza e fundit mizerabël, pa dozë politike dhe mëse mediokre. Dëgjova deputetët që diskutonin për çështje datash, çdo katër ditë apo 7 ditë. Të gjitha bisedat për presidentin kanë qenë tek emrat. Nuk bëhet tryezë për zgjedhjen e presidentit live në TV. Sapo shfaqen kamerat deputetët bëjnë një teatër politik”, tha Fevziu.
Gazetari tha se PD e ka të domosdoshme të ulet në tavolinë e negociatave nëse flasim për një proces serioz, ndërsa sugjeroi që propozimi të ishte një grua duke qenë se Shqipëria nuk pasur ndonjëherë një presidente grua.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:26 Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli
- 15:06 I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane